KRYEFAQJA » LAJME » Festat, Burgjet kalojnë në gadishmëri numër 1

Festat, Burgjet kalojnë në gadishmëri numër 1

Frika e ndonjë arratisje të mundshme apo situate në burgjet e vëndit, gjatë ditëve të festave, ka bërë që drejtuesit e lartë të këtij institucioni të marr një vendim: atë të gadishmërisë së lartë. Me një vendim të drejtorisë së përgjitshme të burgjeve, të gjitha forcat policore do të jenë në gadishmëri numër 1, për të parandaluar çdo situatë. Urdhri i prerë i kreut të burgjeve do të jetë për 5 ditët e festave, ateherë kur gjithë administrata është pushim. Për të shmangur çdo llojë situate për shkak të ditëve të gjata të pushimit, vendimi është marr edhe për ruajtjen e insitucioneve të tjera të rëndësishme si gjykata dhe prokuroria e krimeve të rënda. Punonjës të policisë së shtetit do të jenë në ruajtje të saj, në gadishmëri .Në shkallë vendi janë 23 institucione të vuajtjes së dënimit si dhe paraburgime, 6 prej të cilave janë ato të sigurisë së lartë, ku mbahen të dënuar me dënime të larta për akuza të rënda.

Sicred