KRYEFAQJA » LAJME » Festat, Bashkia e Tiranës kufizon lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet
Festat, Bashkia e Tiranës kufizon lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet

Festat, Bashkia e Tiranës kufizon lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet

Në prag të festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka kufizuar lëvizjen e automjeteve të tonazhit të rëndë në kryeqytet. Për shkak të fluksit të shtuar dhe ngarkesës që krijohet në trafik në ditet e fundit te vitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrin që ndalon përkohësisht qarkullimin e tyre brenda unazës së mesme dhe në 10 segmente të tjera rrugore. Deri në 1 janar, duke nisur nga ora 07.00-22.00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në këto rrugë. Po ashtu, për shkak të aktiviteteve festive të organizuara këto ditë Bashkia e Tiranës ka pezulluar edhe të gjitha lejet për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.

Sicred