KRYEFAQJA » LAJME » Festa e Sulltani Novruzit, Nishani uron nga teqeja e Baba Aliut në Përmet
Festa e Sulltani Novruzit, Nishani uron nga teqeja e Baba Aliut në Përmet

Festa e Sulltani Novruzit, Nishani uron nga teqeja e Baba Aliut në Përmet

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në kremtimet e festës tradicionale të Sulltan Novruzit, duke uruar përzemërisht këtë ditë të shenjtë të besimtarëve bektashinj. Me këtë rast Presidenti i Republikës dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” klerikun dhe udhëheqësin e shquar shpirtëror të bektashinjve, Baba Hekuran Nikollari me motivacionin: “Për kontributin e rëndësishëm në ringritjen, ruajtjen dhe përhapjen e besimit bektashian. Me vullnetin e Zotit si dhe talentin e përkushtimin e tij u ka ofruar besimtarëve bektashianë paqen fetare, dorën e ngrohtë, karakterin atdhetar, dashurinë hyjnore si edhe shpresë e besim tek mendimi filozofik që përfaqëson”.
Në fjalën e përshëndetëse, zoti Nishani tha se,”shpreh mirënjohjen e nderimin për punën e përkushtimin e klerikëve bektashinj, të cilët me aq pasion, me dashuri, me përunjësi dhe me besim, përpiqen çdo ditë për të lehtësuar vështirësitë, problemet e njerëzve tanë dhe për t’i orientuar ata drejt rrugës më të mirë, drejt rrugës së parimeve për të cilat në çdo kemi e do të kemi gjithnjë nevojë”. “Sot ne festojmë ditën më të rëndësishme të besimit bektashian, ditën e ringjalljes dhe shpresës dhe të gjithë ne lutemi për një të ardhme më të mirë për veten tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, por ne lutemi për një të ardhme më të mirë edhe për të gjithë shqiptarët” tha zoti Nishani.

Sicred