KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Festa e Fiter Bajramit nëpër botë
Festa e Fiter Bajramit nëpër botë

Festa e Fiter Bajramit nëpër botë

Myslimanët në të gjithë botën festojnë Fiter Bajramin, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit besimtarët agjëruan 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Fiter Bajrami nis kur hëna e re dallohet në qiell duke e bërë festën të ndryshme në të gjithë botën. Miliona besimtarë u zgjuan që në orët e para të mëngjesit për të falur namazin. Festa zgjat disa ditë dhe parashikon blerjen e rrobave të reja, shkëmbimin e dhuratave e vizita tek familjarët e miqtë. Presidenti sirian Bashar Al Assad i zhvilloi lutjet për festen e Bajramit të Madh në Hama, hera e parë që zhvendoset kaq larg brenda Sirisë që prej nisjes së luftës civile. Kjo tregon rritjen e besimit dhe forcimin e pozitave të forcave qeveritare. Televizioni shtetëror transmetoi pamjet e Assadit teksa merrte pjesë në lutjet e mëngjesit në një xhami të madhe në Hama, duke qëndruar pas imamit të saj. Si çdo vit, festa e Bajramit është dita kur palestinezët luten për fundin e konfliktit me Izraelin. Në një mesazh për popullin e tij presidenti palestinez tha se shpresonte për çlirimin e Jerusalemit. “U themi shteteve arabë se jemi pjesë e juaj dhe shpresojmë që vendi ynë të të bashkohet pas një udhëheqësi të vetëm që do të mbështesë palestinezët”, ishte mesazhi i Mahmud Abbas.

Sicred