KRYEFAQJA » LAJME » Festa e Çlirimit, krerët e shtetit bëjnë homazhe

Festa e Çlirimit, krerët e shtetit bëjnë homazhe

Zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të partive politike përkujtuan sot me një ceremoni, 73 vjetorin e çlirimit të vendit pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Presidenti Ilir Meta, kryetari i kuvendit, Gramoz Ruçi kryeministri i vendit, Edi Rama, Kryetari bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj ministra të kabinetit qeveritar dhe veteranë zhvilluan homazhe duke vendosur kurora me lule në nder dhe respekt të të rënëve. Gjatë ceremonisë munguan përfaqësuesit e opozitës të cilët prej vitesh e festojnë ditën e çlirimit në datë 28 nëntor bashkë me festën e pavarësisë. Ndërsa opozita tjetër e përfaqësuar nga kryetarja, Monika Kryemadhi tha se duke ju referuar betejës së madhe të popullit shqiptar tha se nuk ka rëndësi numri, por dëshira, përkushtimi, vullneti dhe zemra për të fituar beteja të rëndësishme. Për 73 vjetorin e çlirimit do të zhvillohen ceremoni përkujtimore me një atmosferë të veçantë për mirënjohjen dhe nderimin e veprës së dëshmorëve.

Sicred