KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fest ’56, surpriza e nivel artistik në natën e dytë, dalin 14 finalistët

Fest ’56, surpriza e nivel artistik në natën e dytë, dalin 14 finalistët

Lista e finalistëve të Festivalit të 56-të shpallur nga juria në orët e para të mëngjesit pas natës së dytë të festivalit, nis me Artemisa Mithi me këngën “E dua botën” e vijon me Bojken Lako me këngën “Sytë e shpirtit”, Denisa Gjezo me këngën “Zemër ku je”, Elton Dedën me këngën “Fjalët”, Eugen Bushpepa me “Mall”, Inis Neziri me “Piedestal”, “I njëjti qiell” intepretuar nga Manjola Nallbani, “Tjetër Jetë”, grupi Na dhe Festina Mejzini, “Ngrije Zërin” Orgesa Zaimi, “Ekziston” nga Redon Makashi, “Ra një Yll” kënduar nga Rezart Smaja dhe Luiz Ejlli, “Orë e ndalun” nga Tiri Gjoci dhe “E Pamundur” kënduar nga Voltan Prodani.
Siç ishte lajmëruar Nata e Dytë e Festivalit të 56-të ka frymuar rini, ritëm dhe frymëmarrje.
Adi Krasta bëri hapjen klasike shoqëruar kësaj here nga personazhe të moderimit, gazetarisë, inovacionit krijues e deri tek figura që publiku i ka dashuruar gjithmone ne ekran dhe ato nuk zhgenjejne si Zerina Kuke, Rudina Magjistari, Kastrio Çaushi, Enkel Demi, Inis Gjoni dhe Gazmend Gjoka.
Orgesa Zaimi ishte këngëtarja që hapi natën e dytë të festivalit për t’ia lënë radhën Denisa Gjezos dhe me tej Grupi Na në një bashkëpunim shumë interesant me Festina Mejzinin. Krasta ftoi një portret të ëmbël të moderimit në Shqipëri si Klea Huta për të prezantuar këng%n e Lorela Sejdinit.
Për të ndezur zjarrin në skene mendoi këngëtarja Aurela Gaçe e cila këndoi dy materiale duke nisur nga kënga e cila ka bërë histori “E Pafajshme jam”.
Ndërsa i ftuari kryesor i mbrëmjes ishte trajneri i kombëtares Kristian Panuçi. Një personalitet i futbollit italian i cili ka pranuar të rrëfejë për Krastën, sfidat e kombëtares shqiptare, por jo vetëm. Dhe një surprizë që iu be atij ishte prania e ish trajnerit të kombëtares shqiptare, mister Gianni de Biasi.
Festivali i 56-të kishte rezervuar një hapësirë të veçantë për një këngëtare e cila me karakterin e saj ka sjellë rebelimin dhe stilin krejt autentik dhe ajo ishte Adelina Ismajli.
Ndërsa gjatë postfestivalit gazetarët kanë vlerësuar me nota maksimale festivalin në tërësi në komponentet e tij, ndërkohë që pas shpalljes se fituesit të shtunën në mbrëmje pritet të ketë mjaft diskutime që lidhen me cilësinë e muzikës, teksteve dhe përformancave të artistëve dhe këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Sicred