KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fest ’56, po ndiqet me interes në zonën e Korçës

Fest ’56, po ndiqet me interes në zonën e Korçës

Festivali i ’56 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka marrë shikueshmeri maksimale në të gjithë vendin. Por duket se në Korçë këtë vit qytetarët e kanë pritur me më shumë entuziazëm një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare. “Festivali ka një rritje të dukshme nga ana cilësore” thotë një banor. Ndërsa një banore e moshuar shprehet e entuziazmuar se Fest ’56 i ka pëlqyer shumë.
Gjithçka ka ardhur pas investimeve të bëra në kuadër të proçesit të digjitalizimit, që u ka dhenë mundësi banorëve të zonës juglindore të ndjekin të gjithë buqetën e kanaleve të RTSH. “Është përmirësuar shumë programacioni i këtij stacioni me emisione të reja si për fëmijë dhe të rritur” thotë një i intervistuar nga RTSH. “I ndjekim me përkushtim, kanalet janë shtuar shumë” shton një tjetër banore e zonës.
Qytetarët korçarë vlerësojnë edhe risinë më të fundit të RTSH, zgjerimin me gjashtë kanale televizive dhe katër kanale radio, të gjitha pa asnjë pagesë në platformën satelitore.

Sicred