KRYEFAQJA » LAJME » Banorët e fshatit Orman në Korçë protestojnë për tregun e munguar të prodhimit

Banorët e fshatit Orman në Korçë protestojnë për tregun e munguar të prodhimit

Mungesa e tregut në shitjen e patates dhe qepës, për fermerët e fushës së Korçës ka sjellë reagimin e tyre pasi prodhimi ka mbetur i pashitur si pasojë e një konkurence të cilën ata e quajnë të pandershme nga tregu rajonal. Banorët e fshatit Orman kanë dalë në protestë në qendër të fshatit duke kërkuar ndihmën e instancave përkatëse për gjetjen e një zgjidhjeje.

Të kontaktuar nga RTSH pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë Korcë, drejtoresha e këtij institucioni Dhespina Xega bën me dije se superprodhimi është faktori kryesor që çon në mbetjen stok të këtyre kulturave bujqësore, por një tjetër arsye është edhe devijimi që vetë fermerët i bëjnë politikave orientuese të drejtorisë së Bujqësisë. Fermerët e fshatrave te Fushës se Korçës krahas kulturave të tjera bujqësore merren edhe me kultivimin e patates. Në të shumtën e rasteve për të njëjtën arsye ata e kanë të vështirë gjetjen e tregut vendas dhe atij rajonal. Vetëm në fshatin Orman momentalisht janë më shumë se 30 mijë kg patate.

(Visited 162 times, 12 visits today)
Sicred