KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ferguson i nënshtrohet një operacioni urgjent
Ferguson i nënshtrohet një operacioni urgjent

Ferguson i nënshtrohet një operacioni urgjent

Ikona e futbollit britanik sër Alex Ferguson, i është nënshtruar të shtunën një operacioni urgjent, pas një hemorragjie cerebrale, njoftoi me anë të një deklarate Mançester Junaitid. “Operacioni shkoi shumë mirë dhe tashmë ai ka nevojë për një periudhë përkujdesje nga mjekët dhe pushimi për t’u shëruar plotësisht” bëhej e ditur në deklaratë.
Ferguson 76 vjeç, u tërhoq nga roli i trajnerit tek Mançester Junaitid pesë vjet më parë. Ai kishte qëndruar në këtë post 26 vjet dhe kishte fituar 38 trofe, mes tyre tituj kampion dhe kupave në Angli dhe Europë. Sër Alex Ferguson renditet në majën e trajnerëve më të suksesshëm të të gjitha sportve në Britaninë e Madhe.

Sicred