KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fenomeni i rrallë qiellor “Hëna e trefishtë”
Fenomeni i rrallë qiellor "Hëna e trefishtë"

Fenomeni i rrallë qiellor “Hëna e trefishtë”

Vëzhguesit e qiejve në të gjithë botën mundën të shihnin një fenomen të rrallë qiellor që është quajtur nga NASA, Hëna e trefishtë. Bëhet fjalë për një kombinim të eklipsit të Hënës, “Hënës së Përgjakur” dhe Superhënës, që u pa në hemisferën perëndimore të globit për të parën herë në 152 vite. Njerëzit në australian, Azi dhe pjesë të Rusisë, kishin mundësinë ta shijonin të plotë këtë moment e po ashtu edhe në Amerikën e Veriut, magjia ishte e dukshme. Por, Evropa, pjesa më e madhe e Afrikës dhe Amerika e Jugut, nuk patën të njëjtin fat. Superhëna, ndodh kur hëna e plotë shfaqet në pikën më të afërt të orbitës së saj me tokën. E kjo e bën hënën më të madhe dhe më të shndritshme deri në 14 %. Hëna blu është e rrallë, dhe fenomeni ndodh kur brenda një muaji kalendarik shfaqet dy herë hëna e plotë. E për të kompletuar hënën e trefishtë, elementi i gjakut nuk është një shenjë që tregon se fundi është afër, por ndodh gjatë një eklipsi të hënës, kur kjo e fundit vishet me të kuqe për shkak të hijes së Tokës që bie mbi të.

Sicred