KRYEFAQJA » LAJME » Fëmijët, të pasigurt përballë internetit

Fëmijët, të pasigurt përballë internetit

Rreziku i fëmijëve përballë lundrimit në internet është një fenomen mbarëbotëror por kur flitet për Shqipërinë ai shumëfishohet. Rasti i publikuar së fundmi në media ku një fëmijë kërcënohet nga mesazhe me natyrë pedofilie, është vetëm një pjesëz e fenomenit që realisht nuk dihet ç ‘përmasa ka në vendin tonë. “Abuzimi me fëmijët online sidomos ai seksual është një nga abuzimet më të rënda dhe UNICEF-i e dënon rëndë këtë gjë. UNICEF ka ndërmarrë një studim mbarëkombëtar për të kuptuar se kush janë rrëziqet dhe kush janë situatat që fëmijët shqiptarë përjetojnë kur ata aksesojnë në internet. Të dhëna të tilla nuk ekzistojnë për shqipërinë pra abuzime apo raste si ai që ndodhi javën e kaluar e bëjnë të dukshëm këtë fenomen por ne akoma se dimë realisht se sa përqind e fëmijëve kur hyjnë në internet kontaktohen nga të huaj dhe bëhen pre e abuzuesve seksualë me fëmijët” tha Ina Verzivolli përfaqësuese e UNICEF në Shqipëri. Sipas drejtorit të qëndres për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj, sjell në vëmendje mungesën e mekanzimave ligjore që do të frenonin dukshëm fenomenin. “Fëmijët në shqipëri janë më të rrezikuar se sa fëmijët në të gjithë europën. Shqipëria ka përmirësuar legjislacionin për fëmijët por akoma është ende larg arritjes së standarteve të kërkuara. Unë do të thoja që është urgjente miratimi i ndryshimeve në kodin penal. Kto ndryshime janë gati, parlamenti me proçedurë të përshpejtuar duhet me tepër urgjencë ti miratoje këto ndryshime. Kemi një platformë kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve online. Platforma quhet isigurt.al . Prej një viti e gjysëm që kur është hapur kjo platformë kemi mbi 140 raste të komunikimeve të pasigurta në internet. Dhe ajo që kemi vënë re është se ne pavarësisht se i kemi raportuar pranë policisë këto raste, policia nuk ka mjetet e duhura, nuk ka ligj në krah që të bëjë të mundur gjetjen e personit të pikës fundore që konsiderohet në internet. Pra kush është ky personi që ka hedhur këtë video ”? Në këto kushte kontrolli prindëror mbetet i vetmi mekanizëm që do ta mbronte fëmijën nga një kërcënim i tillë. Sipas psikologëve, përballja me ngacmime të kësaj natyre ka pasoja deri ekstreme në shëndetin mendor të fëmijës.

Sicred