KRYEFAQJA » LAJME » Fëmijë me aftësi të kufizuara,Raporti: 66 % e tyre jetojnë nën minimumin jetik

Fëmijë me aftësi të kufizuara,Raporti: 66 % e tyre jetojnë nën minimumin jetik

Me mungesë të theksuar të shërbimeve sociale, atyre shëndetësore dhe pamundësinë për të ndjekur arsimin parauniversitar, fëmijët me aftësi të kufizuar jetojnë përditshëm një realitet që më shumë zvarritet drejt ndryshimit. Raporti i WW, bazuar në të dhënat zyrtare që vijnë nga institucionet , përkthen në shifra të zymta këtë realitet të fëmijëve me aftësi të kufizuara, 66% e të cilëve jetojnë në familje të varfra. 10 plane lokale të hartuara nga WW në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, perforcuan edhe një herë atë që prej vitesh duket sheshit: strategjitë nuk do ta ndryshojnë realitetin nëse nuk do të përkthehen në financa dhe burime njerëzore. Të përqëndruara në bashkitë: Dibër, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Kamëz, Elbasan, Librazhd, Durrës, Vlorë dhe Korçë, këto plane lokale vijnë si një tjetër tentativë për të vënë në lëvizje mekanizmin që do të mundësoje një fillim për ofrim shërbimesh bazë për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sicred