KRYEFAQJA » LAJME » Felaj: Prokurorë dhe gjyqtarë kanë bërë transferta të dyshimta parash

Felaj: Prokurorë dhe gjyqtarë kanë bërë transferta të dyshimta parash

Vetingu po jep rezultatet e para drejt identifikimit të prokurorrëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Antarët e Komisionit të Sigurisë zhvilluan këtë të hënë një takim me drejtuesit e Drejtorisë së Parandalimit dhe Pastrimit të Parave të cilët u informuan mbi disa raste të dyshimta transaksionesh që janë zbuluar në emër të prokurorëve dhe gjyqtarëve në vend. “Ka patur disa raste që disa transaksione ishin të dyshimta dhe ato janë referuar në policinë e shtetit dhe prokurorinë e krimeve të rënda” tha deputetja e Komisionit parlamentar të Sigurisë Ermonela Felaj. Ajo hodhi poshtë zërat se mbërritja në Shqipëri e agjentëve të huaj që do të japin ekspertizë për goditjen e grupeve kriminale mund të cënojnë sovranitetin.
3.8 milionë euro janë sekuestruar dhe 178 raste janë referuar në prokurori nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ne gjashtemujorin e pare te 2017-ës.

Sicred