KRYEFAQJA » LAJME » Felaj: Mbjellja dhe trafiku i drogës është zvogëluar në mënyrë radikale

Felaj: Mbjellja dhe trafiku i drogës është zvogëluar në mënyrë radikale

Kryetarja e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, deputetja socialiste Ermonela Felaj ka hedhur poshtë deklaratat më së shumti nga radhët e opozitës, por edhe disa mediave ndërkombëtare, se siguria kombëtare e Shqipërisë është kërcënuar për shkak të prodhimit dhe trafikut të narkotikëve. E pyetur nga RTSH lidhur me këto deklarata, zonja Felaj tha se të dhënat duhen azhornuar, pasi nuk është kjo e vërteta. “Që kur është ngritur grupi taks focë në luftë kundër kanabisit të dhënat flasin për një situatë jashtëzakonisht të përmirësuar në këtë drejtim. Parcelat ku mbillet kanabisi e qe më pas ai të trafikohet, numri i tyre është zvogëluar në mënyrë radikale, shumë të ndjeshme” tha zonja Felaj. “Kjo i vlen edhe premtimit që ne kemi marrë para gjithë shqiptarëve për një luftë pa kompromis kundër këtij lloj krimi dhe të tjerëve” tha zonja Ermonela Felaj kryetarja e komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare. Deklaratën e saj ajo e bëri pas një vizite në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në Tiranë.

Sicred