KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fejsbuk humbet 100 miliardë euro

Fejsbuk humbet 100 miliardë euro

Fejsbuk ka pësuar një rënie historike në bursat amerikane, duke humbur më shumë se 100 miliardë dollarë. Aksionet e rrjetit social në tregjet financiare kanë rënë me 20 për qind, vetëm pak kohë pasi kompania kishte paralajmëruar investitorët për një rënie të të ardhurave dhe rritjes së shpenzimeve. Parashikimet pesimiste për Fejsbuk kishin ardhur pas përfshirjes së tij në hetimet për rrjedhjen e të dhënave personale të përdoruesve, për të ndikuar në favor të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu, bordi drejtues i kompanisë njoftoi rritjen e shpenzimeve me 50 për qind, në përpjekje për të përmirësuar metodat e monitorimit të materialeve të postuara dhe garantimin e sigurisë për të dhënat e përdoruesve. Sa i takon paralajmërimit të investitorëve për një rënie të të ardhurave, ajo do të vijë si pasojë e opsioneve të reja për të promovuar reklamat. Fejsbuk, që zotëron gjithashtu Instagram dhe WhatsApp, ka deklaruar se kapacitetet e tij do të tkurren me rreth 30 për qind. Pasiguria që ka prekur grupin e drejtuar nga Mark Zuckerberg ka ndikuar edhe tek rrjetet e tjera sociale. Twitter, që është përballur me të njëjtat kritika, pësoi një rënie me 3 për qind, së bashku me Snap dhe WhatsApp.

Sicred