KRYEFAQJA » LAJME » Federer prezanton “Laver Cup”, edicioni i tretë

Federer prezanton “Laver Cup”, edicioni i tretë

Ylli zviceran Roger Federer dhe legjenda e tenisit Bjorn Borg prezantojnë edicionin e tretë të Kupës Laver. Turne në të cilin marrin pjesë tenistë nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës, që do të zhvillohet në shtator në Gjenevë. Federer është shprehur i gatshëm për të vazhduar tenisin dhe mezi pret të fillojë turneu i ardhshëm. “Unë do ta vazhdoj karrierën time, nuk ka pasur ndryshime pas Australisë. Unë jam i motivuar, ndihem mirë dhe pres me padurim turnetë e ardhshëm”. Ai thekson se po vazhdon përgatitjet për të mundur dy rivalët kryesorë Xhokoviç dhe Nadal. “Qëllimi është që gjithmonë të jem në një nivel të lartë të mjaftueshëm për të mundur Rafan dhe Xhokon. Duhet një përgatitje maksimale për të luajtur kundër tyre dhe ndoshta të fitosh. Përsa i përket renditjes së përgjithshme botërore, 37 vjeç që jam unë nuk është më prioritet”- ka thënë tenisti zviceran. Ndërsa për turnetë e tjerë të vitit ka shtuar: “Të gjithë janë të rëndësishëm, Wimbledon padyshim, por edhe Dubai, Indian Wells, Miami. Do të doja me të vërtetë të bëja një paraqitje sa më të mirë”. Ndërsa Björn Borg, ish-lojtar tenisi ka treguar për rregullat e turneut Laver Kap. “Lojtarët më të mirë të Evropës dhe të botës do të marrin pjesë në këtë turne. Eshtë një turne intensiv pasi luhet për tre ditë, e askush nuk dëshiron të humbasë”.

Sicred