KRYEFAQJA » LAJME » Federata Europiane e Gazetarëve e indinjuar nga gjuha e Ramës me gazetarët
Federata Europiane e Gazetarëve e indinjuar nga gjuha e Ramës me gazetarët

Federata Europiane e Gazetarëve e indinjuar nga gjuha e Ramës me gazetarët

Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me gazetarët ditën e mërkurë në parlament. Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të kësaj federate, shprehet indinjata e thellë mbi fyerjet dhe sulmet e bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mediat shqiptare. Federata Europiane e Gazetarëve kujton se çdo gazetar ka të drejtë të bëjë pyetje që politikanët mund të mos i pëlqejnë dhe kjo nuk është një arsye për të trembur dhe sulmuar ata për punën e tyre hetimore. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë duhet të ndalet, vlerësohet në reagim. Federata Europiane e Gazetarëve është organizata me e madhe e gazetarëve në Europë që përfaqëson mbi 320 gazetarë nga 71 organizata të 43 vendeve.

Sicred