KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Departamenti Amerikan i Drejtësisë do hetojë nëse FBI ka përgjuar fushatën e Trampit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë do hetojë nëse FBI ka përgjuar fushatën e Trampit

Departamenti amerikan i drejtësisë do të hetojë nëse agjentët e FBI-së kanë përgjuar fushatën zgjedhore të Presidentit Donald Tramp në 2016-ën për qëllime të papërshtatshme. Në një postim në tuiter, presidenti Tramp u shpreh se donte të dinte nëse administrata e paraardhësit të tij kishte urdhëruar një lëvizje të tillë. Deklarata e presidentit vjen pasi disa media amerikane sugjeruan se FBI-ja kishte patur një informator që takohej me ndihmësit e fushatës. Zëvendësprokurori i përgjithshëm amerikan Rod Rozenstein tha se do të ngriheshin padi nëse rezultonte se kishte patur infiltrim. – Na duhet ta dimë nëse dikush është infilturuar apo ka suverjuar pëjesmarrësit e një fushate presidenciale për qëllime të papërshtatshme, dhe të marrim masat e duhura për këtë, – u shpreh ai. Ndërkohë, në SHBA- po vijon një hetim për të gjitha aspektet që kanë lidhje me fushatën e zotit Tramp, dhe nëse Rusia është përpjekur të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Kërkesa e fundit e presidentit Tramp për hetim të ndonjë infiltrimi të mundshëm në fushatën e tij vjen pas një sërë postimesh në tuiter ditën e djeshme, përmes të cilave ai ka denoncuar atë që ai e quajti gjueti e shtrigave që nuk ka gjetur asnjë bashkëpunim mes fushatës së tij dhe Rusisë.

Sicred