KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FBI bastis zyrën e avokatit të Trump,Presidenti amerikan e konsideron turp dhe sulm ndaj vendit

FBI bastis zyrën e avokatit të Trump,Presidenti amerikan e konsideron turp dhe sulm ndaj vendit

Presidenti amerikan Donald Tramp ka reaguar ndaj basistisjes që agjentët e FBI-së ndërmorën dje në zyrat e avokatit të tij personal, Majkëll Kohen, ku sipas mediave amerikane, kanë sekuestruar dokumenta dhe incizime në lidhje me pagësën që i është bërë Stormi Daniels, një aktoreje të filmave me pullë të kuqe. Kjo e fundit ka pretenduar se para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 është paguar për të nënshkruar një marrëveshje mosnxjerrjeje informacioni në lidhje me një afere jashtëmartersore që ka patur me zotin Tramp pak para se bashkëshortja e tij, Melania, të lindte. Avokati Kohen ka pranuar se e ka paguar privatisht zonjën Daniels, por nuk ka thënë nëse zoti Tramp apo kompania e tij kanë qenë palë në këtë transaksion. Vetë zoti Tramp, i cili ka mohuar të ketë patur një marrëdhënie me aktoren në fjalë, është shprehur më parë se nuk ka qenë në dijeni të pagesës së bërë nga avokati i tij. Agjentët e FBI-së vepruan sipas një urdhëri të nxjerrë nga këshilltari special Robert Myler, i cili po heton përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane. Presidenti Tramp reagoi duke i quajtur veprimet e FBI-së si një turp dhe një sulm ndaj vendit. – Gjuetia e shtrigave po vijon, – tha ai para gazetarëve. Tramp kritikoi hetimin dhe e përshkroi ekipin e zotit Myler si një grup njerëzit të anshëm.

Sicred