KRYEFAQJA » LAJME » Bota » FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Donald Trump

FBI bastis shtëpinë e ish-kreut të fushatës së Donald Trump

Shtëpia e ish shefit të fushatës se presidentit amerikan, Pol Manafort, është bastisur në fund të muajit të shkuar nga forcat e Byrosë Federale të Hetimit. Mediat amerikane raportojnë se agjentët federalë kanë sekuestruar dosje dhe materiale të tjera në datën 26 korrik, një ditë pasi zoti Manafort u përball me Komitetin e senatit për cështjet e inteligjencës. FBI po drejton një prej hetimeve mbi përfshirjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit të shkuar. Sipas Washington Post, këshilltari special Robert Myler, i cili është në krye të hetimit të FBI-së, u largua nga shtëpia e zotit Manafort me disa dosje dhe regjistra. Akoma nuk është e qartë se c’dokumenta dhe materiale u morën nga shtëpia e Manafort në Virxhinia, ndërkohë që ai kishte dorëzuar vetë materiale pranë Komitetit të Senatit për Gjyqësorin dhe atë për çështjet e inteligjencës, mes të cilëve edhe shënimet e marra gjatë një takimi zhvilluar mes Donald Tramp Xhunior dhe një avokateje ruse në qershor të 2016-ës. Zoti Manafort u dorëhoq nga fushata e Tramp gushtin e shkuar pasi u akuzua se kishte pranuar miliona dollarë për përfaqësimin e interesave të Kremlinit në Ukrainë dhe SHBA, përfshi edhe marrëveshjet e tij me një oligark të lidhur me presidentin rus Vladimir Putin.

Sicred