KRYEFAQJA » LAJME » Importit i energjisë për Gushtin; 30 Milion Euro
Rama: Shqiptarët aksionerë në OSHEE

Importit i energjisë për Gushtin; 30 Milion Euro

Në tenderin e fundit për blerjen e energjisë elektrike , operatori i shpërndarjes së energjisë ka paguar 10 milionë euro më shumë se parashikimi, pasi çmimi i energjisë në bursë rezulton në nivele rekord. Oshee ka blerë një megavat orë energji deri në 76 euro, ndërkohë që në total, fatura e importit të energjisë për Gushtin rezulton 29.6 milionë euro. Kërkesa e lartë për energji ka bërë që kompanitë të shtrenjtojnë tarifat. Aktualisht, në bursën e Hungarisë një magavat orë tregohet me 58 euro, ndërsa për Gushtin e njëjta sasi varion deri në 63 euro. Edhe për Korrikun importet e energjisë u mbuluan nga vetë kompania e shpërndarjes, e cila pagoi mbi 22 milionë euro për të plotësuar nevojat e vendit me energji në kushtet e një moti të thatë. Për Gushtin, importet priteshin të mbuloheshin nga Koorporata elektroenergjitike shqiptare, (KESH) e cila do të përdorte kredinë 22.4 milionë euro të Bankës Botërore, por paratë nuk janë vënë ende në dispozicion pasi palet vijojnë negociatat prej tre javësh. Aktualisht, më shumë se 60% e energjisë që hidhet në rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, po importohet pasi prodhimi vendas ka cekur nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit dhe importet do të vijojnë edhe në muajin Shtator.

Sicred