KRYEFAQJA » LAJME » Fatmir Mediu, vizitë në SHBA

Fatmir Mediu, vizitë në SHBA

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë disa ditore në Washington ku është takuar me Senatorin Majk Li i cili premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri dhe çështjet zgjedhore, dhe situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ndërsa Kongresmeni Stiv King theksoi se jo vetëm qe zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por besimi i qytetarëve në to përbën themelin e demokracisë.
Po ashtu Mediu zhvilloi një mëngjes pune në Kongres me kongresmenët Xhef Fortberi, Xhon Molinar dhe Robert Aderholt, të cilët thanë se zhvillimet e fundit në Shqipëri janë të papranueshme dhe në këto kushte kërkohet dialog me opozitën.

Sicred