KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Fati i Teatrit Kombëtar, artistët kërcënojnë uzurpimin e godinës nëse synohet prishja e saj
Basha: Rama të tërheqi ligjin për teatrin ndryshe pasojat do të jenë të paparashikueshme

Fati i Teatrit Kombëtar, artistët kërcënojnë uzurpimin e godinës nëse synohet prishja e saj

Artistët shqiptarë kërcënojnë me uzurpim të godinave të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental, nëse ato do të shemben. Ky është vendimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, bërë i ditur në një letër drejtuar presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Përmbajtja e saj u bë e njohur gjatë seancës dëgjimore të artistëve në Komisionin e Medias në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhje nuk ishin të pranishëm deputetët e mazhorancës dhe ministrja e kulturës. Artistët kundërshtuan miratimin e projektligjit me procedurë të veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës për ndërtimin e një teatri të ri sipas kontratave të partneritet publik-privat, në vend të godinave ekzistuese. Ata thonë se kanë shkaktuar një sërë shkeljesh.
Pak ditë më parë rreth kësaj çështjeje u deklaruar edhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili pritet të përfshihet ligjerisht në rindërtimin e këtij institucioni. “….si mijëra familje tiranase i kanë thënë zhvilluesit, më jep përqindjen në këmbim të tokës, ne po bëjmë të njëjtën gjë, po i themi, në këmbim të tokës përqindjen e duam në formën e këtij teatri që kushton 30 milionë euro” tha zoti Veliaj. “Nëse bën këtë atëherë jemi gati ta konsiderojmë dhe sot qeveria shqiptare është gati ta konsiderojë. Do të zhvillohet një negociatë, do të jemi transparentë, do të bëjmë gjithë konsultat, por ama “edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin përpjetë”, si ca njerëz po duan të na paraqesin, nuk shkon” citohet të ketë thënë zoti Veliaj.