KRYEFAQJA » LAJME » Familjet kujdestare, praktikimi në Shqipëri sfidë e vështirë

Familjet kujdestare, praktikimi në Shqipëri sfidë e vështirë

Praktikimi i konceptit të familjeve kujdestare për fëmijët jetimë do t’i kursente shumë financiarisht shtetit shqiptar e shumëfish më tepër situateë psikosociale të kësaj kategorie fëmijësh. Por sipas drejtores së Save The Chidren për Shqipërinë Anila Meço , pilotimi i këtij projekti në Shkodër po dëshmon se sa shumë ka ende për të bërë Shqiperia ne kete drejtim. “Ky plan nuk po ecën ashtu siç duhet, pasi kushton mbi 50 mijë lekë të reja në muaj në muaj mbajtja e këtyre fëmijëve në institucionet përkatëse rezidenciale. Por edhe tarifa që ka vënë shteti për familjet kujdestare, tek 100 mijë lekshi, është shumë më e pakët dhe nuk mjafton aspak për të mbuluar nevojat e fëmijëve dhe koston e femijëve pranë këtyre familjeve kujdestare.” Aktualisht , institucionet e shtëpisë së fëmijës pothuaj kanë devijuar misionin e tytre për shkak të numrit të kufizuar të fëmijëve me status jetimi . Pjesa më e madhe e fëmijëve që trajtohen aty janë jetimë socialë , fëmijë që familjet biologjike i strehojnë aty për shkak të pamundësisë ekonomike për t’i mbajtur. “Fëmijët që ndodhen në këto kushte, janë kryesisht fëmijë që kanë përfunduar aty si rezultat i kushteve sociale dhe ekonomike të familjeve të tyre. Ne synojmë që familjet ti mbajnë sa më shumë fëmijët në gjirin e tyre, duke pasur si qëllim fuqizimin e këtyre familjeve.” Ndërsa rruga deri në njohjen ligjore të konceptit teë familjeve kujdestare është e gjatë pasi projekti është ende një draft .Krejt e sigurtë është se kë do zgjidhnin këta fëmijë mes institucionit dhe një familjeje kujdestare.

Sicred