KRYEFAQJA » LAJME » Familjarët e viktimave të Otrantos, apel për drejtësi

Familjarët e viktimave të Otrantos, apel për drejtësi

U bënë 2 dekada, nga koha kur kanali i Otrantos përpiu jetët e 81 vlonjatëve, duke shënuar për shqiptarët tragjedinë më të madhe detare, por për familjarët plagët janë ende të freskëta: “Unë kam humbur tre vetë, burrin dhe dy fëmijët. Unë kam humbur djalin 27 vjeç. Kam 20 vjet që zvarritem detit. Kërkojmë drejtësi nga shteti Italian” u shprehen familjarët e viktimave.

Ndryshe nga 19 vitet e shkuara, familjarët e viktimave të Otrantos gjetën forcë të udhëtojnë pikërisht në vendin ku deti u mori më të dashurit, me apelin e njëjtë, vendosjen e drejtësisë në vend: “I lutemi shumë shtetit tonë të na përkrahin pasi ka 20 vjet që asnjë zë në parlament nuk është ngritur. Ne duam të na ndihmojnë, të drejtën tonë, të drejtën e fëmijëve tanë sepse jemi të pambrojtur. Kërkojmë drejtësi, i njëjti det si sot ishte” bënë apel familjarët.

Me 28 mars të vitit 1997,në kanalin e Otrantos, anija ushtarake italiane “Sibila” godet dhe mbyt anijen shqiptare “ Kateri i Rades “ duke shkaktuar 81 viktima, nga 115 personat që ndodheshin në bord.

Sicred