KRYEFAQJA » LAJME » Familja e gazetares Lala merret në mbrojtje
Familja e gazetares Lala merret në mbrojtje

Familja e gazetares Lala merret në mbrojtje

Policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares Klodiana Lala, shtëpia e babait të së cilës u bë të enjten shënjestër e një breshërie automatiku. Hetimet ende nuk kanë dalë në përfundime se kush mund të kenë qenë autorët, por ato janë përqendruar në dyshimet më të shumta se ngjarja ka lidhje me profesionin e zonjës Lala si gazetare e kronikës së zezë, pasi ajo dhe familja nuk kanë konflikte personale.
Po sot, në zyrën e kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj është parë të futej drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Takimi nuk është bërë zyrtar, por mësohet se temë e diskutimit ka qenë hetimi në lidhje me sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares. Zoti Veliu ka qenë i shoqëruar nga drejtori i policisë së Tiranës dhe takimi zgjati për rreth 30 minuta.
Deri tani mësohet se grupi i hetimit ka sekuestruar disa kamera sigurie në zonën ku mendohet se kanë lëvizur autorët e ngjarjes, ndërsa ka marrë në pyetje edhe disa persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Sicred