KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “FALEMINDERIT PËR MUZIKËN” – tribut ndaj kompozitorëve të filmit shqip
Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore

“FALEMINDERIT PËR MUZIKËN” – tribut ndaj kompozitorëve të filmit shqip

FALEMINDERIT PËR MUZIKËN nuk ka qënë thjesht një spektakël muzikor interpretuar nga orkestra Simfonike e RTSH por një moment reflektimi dhe falenderimi për dhjetëra kompozitorët shqiptare që filmit i kanë dhuruar gjuhën universale muzikën. Mirënjohje për ata që i kanë dhënë ngjyra dhe emocione ndër vite me kolonat zanore të filmave. Nga një ide e Rezart Ages, mbrëmja gala që mori formë dje në mbrëmje nën drejtimin e aktores Ema Andrea përcolli një atmosferë magjike dhe një vetëdijësim për këtë vlerë të patjetërsueshme të muzikës në kinematografi. Ashtu siç admirohet muzika e Morricones në të voglën tonë duhej një koncert i tillë për të rikujtuar dhe rivlerësuar shumë prej kolonave zanore të fëmijërisë së shumë shqiptarëve të rritur me filmat e ish Kinostudios. Kur filmi ishte bardhë e zi ishte muzika ajo që i jepte ngjyra filmit ndër vite.

Muzika, një nga komponentët më brilante të Filmit Shqiptar, kolona zanore e jetës për disa gjenerata.
Kompozimet me të mira nga Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Limoz Disdari, Agim Krajka, Aleksander Lalo, Robert Radoja, Aleksandër Peci, Hajg Zaharian, Ardit Gjebrea, Kujtim Laro u interpretuan nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar nën drejtimin e mjeshtrit Jetmir Barbullushi.

Emocione të forta, për admiruesit e saj por edhe për protagonistët kompozitore ende mes nesh u përcollen përmes zerve të këngëtarëve si Rona Nishliu, Marsela Cibukaj, sopranja lirike Mariana Leka dhe të ftuar speciale ishin Fatos Qerimaj dhe Herion Mustafaraj. 18 kolona zanore të riorkestruara nga Endri Sina dhe Gent Rushi do e shoqërojnë publikun mbrëmjen 1 janarit duke synuar që ky koncert të kthehet në një traditë nga Radio Televizioni Shqiptar.

Sicred