KRYEFAQJA » LAJME » Fakulteti Ekonomik: Miratohen kriteret e pranimit për ciklin e parë bachelor

Fakulteti Ekonomik: Miratohen kriteret e pranimit për ciklin e parë bachelor

Fakulteti ekonomik ka miratuar kriteret e pranimet që do të zbatohen vitin e ardhshëm për ciklin e parë bachelor. Zv.Dekani i këtij fakulteti Alban Korbi ka sqaruar se kriterët janë përcaktuar brenda muajit dhjetor në mënyrë që studentët të kenë kohë të informohen. “Kriteret në fakultetin e Ekonomisë për vitin e ardhshëm akademik 2017-2018 janë shpallur sërish me njoftim prej dy javësh. 50% është mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme duke përfshirë edhe mesataren e maturës shtetërore dhe 50% janë grup lëndët speciale ku përfshihen: matematika 15%,ekonomia 15%,10% fizika dhe 10% gjuha e huaj” tha zoti Korbi.

Korbi ka sqaruar se fakulteti ekonomik parashikon ti shpalle fituesit brenda datës 20 korrik, ndaj i ka kërkuar Agjensisë Kombëtare të provimeve të dorëzojnë të dhënat e studentëve në fillim të këtij muaji. “Gjithashtu qëllimi është për të shpallur fituesit që në muajin korrik, për të evituar situatën e vitit të kaluar ku për disa muaj pati paqartësi apo ankth në pritje për maturatët. Që nga momenti që është marrë vendimi i dekanatit në lidhje me kriteret dhe është afishuar në faqen zyrtare i është dërguar gjithashtu edhe agjensisë kombëtare të provimeve për kërkimin e informacionit që thatë ju” shtoi më tej Zv.Dekani.

Për vitin akademik 2017-2018 studentët që do shpallen fitues të Ekonomikut, nëse rezultojnë fitues edhe në ndonjë program tjetër studimi do tu jepet mundësia të çregjistrohen dhe të zgjedhin programin që dëshirojnë më shumë.

Sicred