KRYEFAQJA » LAJME » “Faktoje.al” Portali më i ri investigativ

“Faktoje.al” Portali më i ri investigativ

Një portal i ri “Faktoje: me një staf pasionant, synojnë të sjellë një model të ri të verifikimit të pavarur të deklaratat publike për saktësi duke përdorur standardet më të larta të hetimit gazetaresk. Deklarata apo fakte të cilat janë me interes për publikun: ” Është mision i ri dhe si çdo mision i ri ka sigurisht ato sfidat e veta por të cilat janë kaluar hap pas hapi dhe prandaj jemi ktu sot. Ky mision do të pasurohet patjetër me artikuj të rinj dhe do të vije përpara publikut me çështje nga më të ndryshmet të cilat nuk janë kollaj për tu verifikuar dhe për tu parë faktet në lidhje me deklaratat e ndryshme që bëhen publike” tha Mirela Arqimandriti drejtore ekzekutive QAGjZH. Me një dizajn të thjeshtë e përzgjedhje të figures së gomarit si simbolikë, portali funksionon që prej Shkurtit të këtij viti. Kolegë, politikanë, funksionare e miq dashamirës të gazetarisë investigative ishin të martën për të inaguruar zyrtarisht, këtë faqe me shërbim pionier i shqyrtimit të fakteve, i themeluar nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Qendra Kombëtare për Studime Sociale, mbështetur me ekspertizë teknike nga projekti i USAID – Drejtësi për të Gjithë.

Sicred