KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Facebook: 3000 reklama do t’i dorëzohen Kongresit të SHBA-së

Facebook: 3000 reklama do t’i dorëzohen Kongresit të SHBA-së

Zyrtarët e rrjetit social “Facebook” planifikojnë të dorëzojnë tek hetuesit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara 3000 reklama që kanë lidhje me Rusinë, të cilat qarkulluan disa muaj para dhe pas zgjedhjeve në SHBA. Drejtori Ekzekutiv i “Facebook”, Mark Zuckerberg, ka thënë se mbështet hetimin nga Kongresi i SHBA-ve. Zuckerberk ka prezantuar 9 hapat, të cilët kompania e tij po ndërmerr për të parandaluar qeveritë për të përdorur këtë rrjet social me qëllim ndërhyrjen në zgjedhje. “Facebook” do të bëjë transparente reklamat politike në rrjetin social, në mënyrë që njerëzit të shohin se cilat reklama kanë lidhje politike me zgjedhjet”, tha Zuckerberg. Këshilltari i Përgjithshëm i Facebook-ut, tha se ky rrjet nuk i shpërndan lehtë përmbajtjet, por sipas tij ky Facebook dëshiron të ndihmojë integritetin e zgjedhjeve në SHBA. “Ne besojmë se publiku meriton llogari të plotë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 2016”, është shprehur ai. Zuckerberg ka qenë në presion për të bërë më shumë, për të parandaluar përdorimin e Facebook-ut për manipulim të zgjedhjeve.

Sicred