KRYEFAQJA » LAJME » FA marrin pjesë në operacione civile, por ministrja Xhaçka paralajmëron përkeqësim të situatës në jug

FA marrin pjesë në operacione civile, por ministrja Xhaçka paralajmëron përkeqësim të situatës në jug

650 efektivë të Forcave të Armatosura kanë dalë në terren prej natës së mbrëmshe në ndihmë të zonave më të rënduara nga shirat dhe përmbytjet. Deri në orën 11.00 të ditës së sotme ushtarakë të komandës mbështetëse, forcës tokësorë, policisë ushtarake dhe batalionit mbështetës të htabit te Përgjithshëm kanë arritur të evakuojnë 315 persona. 250 prej tyre kanë qenë të bllokuar në autostradën Tiranë – Durrës, Qafën e Kasharit e Valias, ndërsa pjesa tjetër në fshatrat e Krujës. Gjatë mëngjesit të sotëm Forcat e Armatosura kanë shpëtuar një foshnje 5 muajshe dhe nënën e tij në zonën e llixhave në bashkinë Kruje. Ne keto momente në Qendrën Shëndetësore të Komandës së Forcës Tokësore në Zallherr, po marrin ndihmën e duhur 13 personat e evakuar nga FA pak përpara mesnatën në Valias.
Por në daljen e saj për media, Ministrja e Mbrojtjes paralajmëroi përkeqësim të situatës në jug të vendit. Ajo bëri thirrje që banorët e zonave që kërcënohen nga përmbytjet të largohen nga zonat e rrezikut duke bashkëpunuar me FA dhe ekipet e emergjencës civile.
aktualisht efektive te Forcave te Armatosura jane zhvendosur në drejtim të Fierit dhe të Vlorës aty ku priten dhe orë të vështira për banorët.

Sicred