KRYEFAQJA » LAJME » Evropiani për nën 19-vjeçarët, edhe dy ditë nga nisja
Evropiani për nën 19-vjeçarët, edhe dy ditë nga nisja

Evropiani për nën 19-vjeçarët, edhe dy ditë nga nisja

Për herë të parë në historinë e volejbollit, Shqipëria do të bëhet mikpritëse e një veprimtarie madhore të këtij sporti dhe Nga data 1, deri më 9 shtator 2018, në Tiranë dhe në Durrës do të zhvillohet faza finale e Kampionatit Evropian të Nën-19-vjeçareve në volejboll për femra. Për këtë qëllim, Federata Shqiptare e Volejbollit, në bashkëpunim me Konfederatën Evropiane (CEV), po u jep dorën e fundit përgatitjeve dhe të enjten, në Durrës është zhvilluar edhe mbledhja e parë me praninë e të dy organizmave. Kjo mbledhje, e drejtuar nga Zëvendës-Presidenti i CEV-it dhe shefi i Thesarit, Ozkan Mutlugil, dhe kreu i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, ka shqyrtuar të gjitha teknikalitetet e organizimit të këtij kampionati në Shqipëri, duke ndarë edhe detyrat përkatëse në përputhje me standardet e zhvillimit të një turneu të tillë madhor. Për Pëllumbin, kjo ishte një sipërmarrje e guximshme nga rrjeta shqiptare.  Ndërsa për zyrtarin e Konfederatës Evropiane, Mutlugil, organizimi i këtij Evropiani në Shqipëri dëshmon rritjen e Federatës Shqiptare të Volejbollit, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në kapacitetet organizative. “Nuk kam dyshim se ky Federata juaj do ta kryejë me sukses këtë mision dhe se ky Evropian do të jetë një sukses”, – shtoi ai. Më pas, zyrtarët evropianë, të shoqëruar nga përfaqësuesit e FSHV-së kanë inspektuar dy qendrat sportive ku do të luhen ndeshjet, fillimisht mjediset e Akademisë Sportive “Dhimitraq Goga” në Durrës, ndërsa më pas edhe Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feto Borova” në kryeqytet.

Sicred