KRYEFAQJA » LAJME » Evropiani i shtangës nis të premten

Evropiani i shtangës nis të premten

Durrësi do të shndërrohet përgjatë 10 ditëve të ardhshme në kryeqendrën e shtangës kontinentale, pasi rikthehet të bëjë mikpritësin e një tjetër Kampionati Evropian të Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët, pas atij të të organizuar në qytetin bregdetar në shtator të 2008-ës. Sikundër atëherë, edhe tanimë ky qytet premton të bëhet shtëpia e një tjetër veprimtarie madhore sportive të suksesshme, duke u ofruar afro 700 sportistëve nga mbi 36 vende të kontinentit, kushte optimale. Në fakt, i gjithë rrutëgimi që ka nisur në heshtje më 28 gusht me emërimin e zyrtarëve teknikë, mbyllet të premten në mëngjes, kur, në ora 09:00, do të nisin punimet e tyre në mbledhje të veçanta Komitetet përbërëse të Federatës Evropiane të Peshëngritjes. Po të premten pasdite, duke nisur nga ora 15:00, zhvillohet mbledhja e Bordit Ekzekutiv të Federatës kontinentale, ndërsa pas tij mbahet edhe takimi i drejtuesëve të ekipeve, si dhe bëhet verifikimi përfundimtar i garuesve dhe peshat që kanë deklaruar. Ndërkohë, të shtunën paradite, nga ora 09:30, deri në ora 12:00, mbahet në Durrës Kongresi i ederatës Evropiane të Peshëngritjes, ndërsa Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rinj dhe Nën-23-vjeçarët ngre zyrtarisht siparin me ceremoninë e hapjes, që nis në ora 17:00. Kjo ceremoni, por edhe të gjitha garat e këtij Kampionati Evropian do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, deri në përfundim të tij, më 21 tetor 2017.

Sicred