KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Eurozona, gati ndihma për Greqinë
Eurozona, gati ndihma për Greqinë

Eurozona, gati ndihma për Greqinë

Vendet e Eurozonës kanë rënë dakord që Greqia t’i japë fund programit tetëvjeçar të shpëtimit, në mënyrë që t’i menaxhojë më mirë borxhet. Ministrat e Financave të 19 kombeve kanë arritur një kompromis në orët e hershme të 22 qershorit, pas negociatave maratone në Luksemburg. Ministat kanë qenë nën presion për të finalizuar marrëveshjen, e cila do t’i lejojë Greqisë të dalë e sigurt nga plani i shpëtimit më 20 gusht dhe të përballet me tregun sërish. “Kriza greke përfundon sonte këtu”, ka thënë Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike, Pierre Moscovici. “Më në fund do t’i japim fund kësaj rruge, e cila ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Ky është moment historik”, ka thënë ai. Sipas marrëveshjes, Greqia mund të vonojë shlyerjen e miliarda eurove kredi për 10 vjet të tjera. Ajo gjithashtu është ndihmuar me një tjetër ndihmë financiare në vlerë të 15 miliardë eurosh. Në tetë vitet e fundit, Greqia ka pranuar 275 miliardë euro mbështetje financiare nga BE-ja. “Procesi ka zgjatur pak më shumë se që kemi pritur, mirëpo ka përfundur mirë”, është shprehur ministri grek i Financave, Tsakalotos.

Sicred