KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurovizion 2019, nata e dytë drejtpërdrejtë në RTSH

Eurovizion 2019, nata e dytë drejtpërdrejtë në RTSH

Ka nisur me energji dhe ritëm nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Europian të Këngës.

18 shtete janë në garë për 10 vende në finalen e madhe, ku ndër to, edhe Shqipëria. Ajo përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila  pritet të këndojë e 14 në rradhë.  Kënga e saj “Ktheju Tokës!” është një thirrje për emigrantët për tu kthyer dhe kontribuar në vendin e tyre.

Shtetet garuese në natën e dytë janë: Armenia, Irlanda, Moldavia, Zvicra, Letonia, Rumania, Danimarka, Suedia, Austria, Kroacia, Malta, Lituania, Rusia, Shqipëria, Norvegjia, Hollanda, Maqedonia e Veriut dhe Azerbajxhani.

Në provat e djeshme gjenerale, ose siç quhen ndryshe “provat e jurisë“, profesionistë të muzikës nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, kanë dhënë vlerësimet e tyre. Këto pikë të cilat përbëjnë 50 përqind të rezultatit për të kaluar në finale. Pjesa tjetër e vlerësimit varet nga votat e publikut të cilët do të kenë minutazhin e tyre të dedikuar në fund të performancave.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë në vendet pjesëmarrëse të natës së dytë, janë të lutur të votojnë këngën “Ktheju Tokës” që mban kodin 14. Mënyrat e votimit janë ilustruar më poshtë:

Spektakli vazhdon të transmetohet drejtpërdrjt në rrjetin Radio Televizionit Shqiptar, në RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, Radio Tirana si dhe livestream në rtsh.al dhe në aplikacionin RTSH Tani.

Sicred