KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurovizion 2019, Jonida Maliqi me performancë dijnitoze

Eurovizion 2019, Jonida Maliqi me performancë dijnitoze

Ka nisur me emocione të forta dhe enutziazëm nata finale e Eurovision Song Contest. Këngëtarja simpatike izraelite Netta, fituese e vitit të kaluar dhe Dana International hapën shfaqen me një numër special, ndërsa u prezantuan finalistët.

Direkt pas përfaqësueses së Maltës Mikela, që pati përgjegjësinë për të hapur konkurrimin, ka kënduar dhe këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, që përfaqëson Shqipërinë.

Kënga “Ktheju Tokës” arriti sërish të përçojë emocion tek rreth 8000 të pranishëm në sallë, duke marrë duartrokitje dhe ovacione të forta. Me një vokal të fuqishëm, një fustan me motive shqiptare i kthyer “haute-couture” dhe një skenografi të zjarrtë, Jonida vazhdon të cilësohet si një mbretëreshë e skenës së Eurovizion 2019. “Kur arrin të shikosh publikun e huaj që këndon shqip është një emocion i jashtëzakonshëm” tha ajo për RTSH pak minuta para konkurrimit.

Në votim Shqipëria mban kodin 02 dhe në përfundim të të gjitha performancave të shteteve pjesëmarrese, pritet të votohet nga publiku. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në vendet evropiane, me siguri do të votojnë këngën shqiptare sipas numrave të shtetit përkatës, si më poshtë:

Nata finale vazhdon të transmetohet direkt në RTSH 1 HD, RTSH Muzike, Radio Tirana, në aplikacionin RTSH TANI dhe Livestream në rtsh.al, ekskluzivisht për publikun shqiptar.

Sicred