KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurovision Song Contest 2018, në mbrëmje Bushpepa në provat gjenerale
Bushpepa: " Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Evropë!"

Eurovision Song Contest 2018, në mbrëmje Bushpepa në provat gjenerale

Festivali Europian i Këngës tashmë është pranë finalizimit të tij. Të hënën në mbrëmje pritet të zhvillohet prova gjenerale e kësaj ngjarje të muzikës së lehtë, Eurovision Song Contest 2018- Lisbon. Pas një periudhe intensive provash të njëpasnjëshme, intervista për media të huaja, koncerte të përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrës në Esc 2018 , do të mirëpresim serish këngëtarin Eugent Bushpepa të ngjitet në skenën e magjishme të Eurosongut, për të performuar këngën “Mall” , i cili vjen në performancë në skenë sëbashku me instrumentistët: Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe back vocalistet Erinda Agolli, Greta Radovani.
Të dielën është zhvilluar ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit, e cila këtë vit u quajt “Blue Carpet” e frymëzuar nga tema e oqeaneve. Kete edicion u mendua qe tapeti tradicional i kuq, të përshtatet me kaltërsinë e detit, duke u quajtur tapeti blu. Ceremonia u mbajt në Muzeun e Arteve, Arkitektures dhe Teknologjisë (MAAT), si një ndër ceremonitë më të bukura të këtij eventi duke i dhënë mundësinë 43 artistëve përfaqësues të shteteve konkurues në ESC2018, të shijojnë momentet e bukura me fansat dhe intervista të ndryshme me mediat.
Delegacioni Shqiptar në “Blue Carpet”
Të hënën në mbrëmje teksa do të zhvillohet prova gjenerale e natës së parë të Festivalit Europian të Këngës, për këngëtarin tonë përfaqësues Eugent Bushpepa, do të paraqesë një rëndësi të veçantë, pasi në këtë provë bëhet votimi nga juritë profesioniste të secilit vend, votim i cili, duke i bashkëngjitur edhe votat e publikut në mbrëmjen e transmetimit live, do te përcaktojnë kalimin ose jo në finalen e madhe të datës 12 maj.

Pjesëtarët e jurisë, përfaqësues të Shqipërisë janë:
1. Elton Deda- Kryetar Jurie
2. Kamela Islamaj- Anëtare Jurie
3. Rosela Gjylbeku- Anëtare Jurie
4. Bojken Lako- Anëtar Jurie
5. Ben Andoni- Anëtar Jurie
6. Eneda Tarifa- Anëtare në Dispozicion

Nata e parë e Eurovision Song Contest, do të mirëpres këngëtarin tonë përfaqësues, Eugent Bushpepa i cili do të interpretojë këngën “Mall” i treti në renditje. Në këtë gjysmëfinale të parë konkurojnë 19-të shtete, të cilet janë: ( Azerbaxhan; Island; Shqipëri; Belgjikë; Republika Çeke; Lituani; Izrael; Biellorusi; Estoni; Bullgari; Maqedoni; Kroaci; Austri; Greqi; Finland; Armeni; Zvicër; Irland; Qipro ).