KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurovision 2019, gabimi i jurisë së Bjellorusisë ngjit Shqipërinë në vendin e 17-të

Eurovision 2019, gabimi i jurisë së Bjellorusisë ngjit Shqipërinë në vendin e 17-të

Ndonëse kanë kaluar pak ditë nga finalja e Festivalit të Këngës në Eurovizion, krejt papritur ka ndryshuar renditja e shteteve që morën pjesë në finale. Rrjeti Europian Transemetimeve Publike (EBU), ka sqaruar se është bërë një gabim nga juria e Bjellorusisë gjatë votimit. Secila këngë në finale, vlerësohej me votën e publikut dhe atë të jurisë nga çdo vend pjesëmarrës. Bjellorusia, nga një gabim në votim, i mohoi pikët Maqedonisë së Veriut. EBU, bën të ditur se pasi është sqaruar ky gabim është bërë përditësimi i rezultateve. Sipas këtij përditësimi Maqedonia e Veriut, ka fituar votën e jurisë. Por kjo ka ndryshuar gjithë rezultatet e shteteve në renditje. Nga përditësimi, edhe Shqipëria është ngjitur më sipër në klasifikim. Tashmë zyrtarisht Shqipëria është ngjitur në vendin e 17-të në klasifkimin e Festivalit të Këngës të Eurovizionit.

(EBU) Rrjeti Europian i Transemetimeve Publike, e ka sqaruar gabimin, si dhe e ka cilësuar atë si një gabim njerëzor. Në deklaratën e EBU-së theksohet se: “ Votimi i jurisë së Bjellorusisë u hodh poshtë pas zbulimit të votave të tyre nga gjysmë-finalja e parë, e cila ishte në kundërshtim me rregullat e Festivalit të Këngës në Eurovizion. Për të qenë në përputhje me rregullat e votimit në këtë konkurim, EBU përpunoi të dhënat e votimit, me qëllim përditësimin e një rezultati të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera, me të dhëna të ngjashme votimi), e cila u miratua nga monitoruesi i votimit, Ernst & Young, dhe vendosi të përcaktojë votën e jurisë së Bjellorusisë për Finalen e Madhe. EBU mund të konfirmojë, duke ndjekur praktikat standarde të rishikimit, se kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar në përmbledhje. Kjo nuk kishte ndikim në llogaritjen e pikëve që rrjedhin nga televotimi në të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse dhe fituesi i Festivalit dhe katër këngët në krye të listës mbeten të pandryshuara”. EBU thekson gjithashtu se rezultatet janë ndryshuar për të respektuar mekanizmin korrekt që është në fuqi.

Sicred