KRYEFAQJA » LAJME » Eurot e sekuestruara në Durrës, Basha replika me Ballën
Eurot e sekuestruara në Durrës, Basha replika me Ballën

Eurot e sekuestruara në Durrës, Basha replika me Ballën

Kreu i opozitë së djathtë Lulzim Basha, ka përforcuar akuzat se sekretari i përgjithshëm i PS dhe kreu i grupit të saj parlamentar Taulant Balla, është ndërmjetësi për të sjellë në Shqipëri miliona euro, që sipas policisë janë sekuestruar në makinën tip Tojota Jaris në portin e Durrësit. Edhe pse i rezervuar në lidhje me burimin e këtij informacioni, që në fakt i parapriu seancës plenare të javës së kaluar, kreu demokrat u mjaftua duke thënë se sinjalizimi është dhënë nga një vend partner. Kryedemokrati Lulzim Basha tha se qëllimi ka qenë pastrimi i parave të drogës, pasi sipas Bashës nga kanabisi dhe droga tani krimi i veshur me pushtet ka kaluar në pastrimin e parave përmes ndërtimit të kullave.
Por pas akuzave të kreut të PD-së ka reaguar sekretari i përgjithshëm i PS dhe kreu i grupit të saj parlamentar Taulant Balla. Në një status në mediat sociale, zoti Balla i ka konsideruar si tërësisht si të pavërteta akuzat që vijnë nga selia blu, ndërsa nuk i ka kursyer edhe dizat ironike. “O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë nësy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjume tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve” shkruan zoti Balla.

Sicred