KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Eurostat: Ekonomia e eurozones në 2017 u rrit me 2.5%

Eurostat: Ekonomia e eurozones në 2017 u rrit me 2.5%

Treguesit e ekonomisë të vendeve të eurozonës flasin për një rritje me hapa të shpejtë për vitin 207. Raporti i fundit i Eurostat, (Instituti i statistikave europiane)tregon se ekonomia e Eurozonës në vitin 2017 u rrit me ritmin e saj më të shpejtë gjatë dekadës së fundit. Sipas shifrave zyrtare të Eurostat, ekonomia e bllokut prej 19 vendesh u rrit me 2.5% vitin e kaluar, rritja më e fortë që nga norma prej 3% e arritur në 2007. Eurostat tha gjithashtu se eurozona u rrit me 0.6% në tre muajt e fundit të vitit 2017. Ndikim duket se kanë dhënë poltikat e ndjekura nga BQE. Banka Qendrore Evropiane ka kryer një program të madh stimulues me një përpjekje për të nxitur rritjen e eurozonës. Rritja në Eurozonë konsiderohet tani si një nga pjesët më të forta të ekonomisë globale. Në dhjetor, BQE ngriti vlerësimet e rritjes së saj për Eurozonën, duke parashikuar rritje prej 2.3% në 2018, nga një vlerësim i mëparshëm prej 1.8%, ndërsa parashikimi i 2019 u rrit në 1.9% nga 1.7%. Të dhënat e Eurostatit gjithashtu treguan se vlerësimi i rritjes së eurozonës në tremujorin e tretë të vitit të kaluar është rishikuar deri në 0.7% nga 0.6%.

Sicred