KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong, Shqipëria e 12-ta në natën finale

Eurosong, Shqipëria e 12-ta në natën finale

Shqiptarët po përjetojnë ndjenja të forta të krenarisë kombëtare, pasi si rrallë në historinë e Eurovizionit në finale kanë fituar të drejtën tre këngëtarë shqiptarë. Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta Italinë dhe Eleni Furera Qipron.
Të shtunën në mbrëmje i pari ndër ta do të këndojë Bushpepa, i 12-ti në renditje, ndërsa Furera dhe Meta do të këndojnë në fund, përkatësisht në vendin e 25-të dhe 26-të. Këngët e tyre  sjellin histori jetësore, ngjarje emigracioni të vendit të vogël të Ballkanit gjatë tre dekadave të fundit. Performancat e tyre kanë qenë ndër më të vlerësuarat nga mediat në festival.   Natën finale në Lisbonë do ta çeli Ukraina.
Ashtu si dy netët e para RTSH do ta sjelli natën finale të Eurosong 2018 drejtëpërdrejtë në platformat televizive, web dhe telefoni celulare.

(Visited 836 times, 21 visits today)