KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong 2018, shkëlqen Bushpepa
Eurosong, Shqipëria e 12-ta në natën finale

Eurosong 2018, shkëlqen Bushpepa

Ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa, ka korrur duartrokitje të gjata në skenën e Eurosong 2018, nata e parë e të cilit nisi sot në Lisbonë. Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, fituese në Fest ’56 në RTSH. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm. RTSH po e transmeton direkt këtë eveniment në RTSH1 HD, www.rtsh.al dhe në Aplikacionin RTSH tani.

Sicred