KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong 2018: Eugent Bushpepa i dyti në sondazhet e gazetarëve

Eurosong 2018: Eugent Bushpepa i dyti në sondazhet e gazetarëve

Eurosong 2018 është kryefjala e ngjarjeve muzikore në Europe dhe përtej fjalëve dhe kritikave ato që vendosin njëfarësoj edhe fatin e këngëve në renditje janë edhe sondazhet. Gazetarët nuk mjaftohen me komplimentet dhe ato që shkruajnë, por pas çdo prove në skenë ata votojnë për më të preferuarit e tyre.
Dhe në këte renditje të 15 finalistëve të parë kantautori shqiptar Eugent Bushpepa listohet i dyti, menjëherë pas Elina Nechayeva të Estonisë. Gazetarët votojnë çdo ditë duke listuar me të preferuarit e tyre edhe në varësi të performancave në prova si dhe në daljet publike, Extra Poll Press në ditën e pestë e vendos këngëtarin shqiptar me zë potent në majat e këtij klasifikimi. Ky është një sondazh i cili merret parasysh pikërisht për seriozitetin profesional me të cilin gazetarët votojnë.
Ndërkaq edhe vetë këngëtarët kanë të preferuarit e tyre mes këngëve pjesëmarrëse. Këngëtari islandez Ari Olafson teksa tregon preferencën e tij për këngën Mall ndonese nuk di shqip përpiqet të kapë notat e larta që Eugent Bushpepa kap me zërin e tij, e sigurisht nuk ia del dot dhe dorëzohet.
Serish zëri i Gent Bushpepes deri me tani konsiderohet një nga vokalet më të rralla dhe më të fuqishëm të këtij Eurovizioni.

Sicred