KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eugent Bushpepa – vokali më i mirë në Eurosong 2018

Eugent Bushpepa – vokali më i mirë në Eurosong 2018

Media europiane dhe gazetarët e huaj e kanë cilësuar Eugent Bushpepen si një nga vokalet më të mira të këtij Eurovizioni. Janë këto përshtypjet e para pas provës së dytë që përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurosong realizoi në Lisbonë. Drejtori Muzikor Sokol Marsi njofton se prova ishte në parametra të përsosur dhe sipas kritikeve vokali i Gentit është në ngritje.
Menjëherë pas saj Eugent Bushpepa dhe delegacioni përballuan me sukses edhe konferencën për shtyp.
Po kështu edhe produksioni e ka mirëpritur dhe konsideruar shumë pozitivisht këngën dhe performancën e Shqipërisë këtë vit. Gjithashtu gazetarët vlerësuan shumë festivalin e sivjetëm të Këngës në RTSH. ” FiK ’56  sivjet ishte dukshem i nje niveli te larte profesional në anën artistike dhe atë interpretative dhe sigurisht që përfaqësohet nga një këngëtar që të mahnit me zërin e tij, si Eugent Bushpepa”.
Ekipi shqiptar iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve se çfarë Shqipëria do të donte të ndryshonte nga Eurosongu dhe përgjigja ishte: Të jetë një kompeticion full live pra i shoqëruar me orkestër. Genti ndërkohë u paraqit me një look të ekulibruar rock dhe klass, kuruar nga stilistja shqiptare Enada Atnikolla.

 

 

Sicred