KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong 2018, Bushpepa çon Shqipërinë në finale

Eurosong 2018, Bushpepa çon Shqipërinë në finale

Nuk kishte asnjë dyshim që ylli i muzikës shqiptare Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” do ta kualifikone Shqipërinë në finalen e Eurosong 2018, nata e parë e të cilit nisi sot në Lisbonë. Konfirmim i kësaj sigurie ishin duartrokitjet e gjata që kënga e tij korri në skenë, por edhe paraqitja e shkëlqyer gjatë performancave në Lisbonë.  Bushpepa dhe ekipi i tij brofën në këmbë dhe u përqafuan me entuziazëm sapo spikerja permendi emrin e Shqipërisë. Kënga “Mall” u përzgjodh ndër 10 këngët më të mira të 19 këngëve konkurrente. Bushpepa këndoi në shqip, për herë të parë në pjesmarrjet e Shqipërisë në Eurosong duke korrur një sukses të madh.

Për shqiptarët duket se gëzimi u dyfishua pasi në finale kaloi edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni  Fureira, e cila në këtë Eurosong përfaqëson përfaqëson Qipron. RTSH e transmetoi direkt këtë eveniment në RTSH1 HD, www.rtsh.al dhe në Aplikacionin RTSH tani.

Vendet që kaluan në natën finale janë:

Austria: Nobody But You nga Cesár Sampson
Estonia: La Forza nga Elina Nechayeva
Qipro: Fuego nga Eleni Foureira
Lituania: When We’re Old nga Ieva Zasimauskaitė
Izraeli: TOY nga Netta
Çekia: Lie To Me nga Mikolas Josef
Bullgaria: Bones nga EQUINOX
Shqipëria: Mall nga Eugent Bushpepa
Finlanda: Monsters nga Saara Aalto
Irlanda: Together nga Ryan O’Shaughnessy

Sicred