KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje!
Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje!

Eurosong 2017, Halimi korr duartrokitje!

Me këngën “Botë” këngëtarja Lindita Halimi korri duartrokitje në natën e parë të Festivalit Europian të Këngës, Eurosong 2017, që nisi sot në mbrëmje në Kiev të Ukrainës. Përfaqësuesja e Shqipërisë doli e katërta në skenë dhe u mbështet me dashamirësi nga të pranishmit, ndërsa përshëndetja e saj në shqip dhe anglisht ishte mbresëlënëse. Kjo ishte dhe sfida e parë artistike në një aktivitet të këtyre përmasave e Lindita Halimit. Festivali po transmetohet drejtëpërdrejtë në RTSH1HD si dhe në live stream në www.rtsh.al. Ndërsa në faqen e festivalit në Fejsbuk Eurovision Song Contest brenda 30 minutave sekuencat kryesore të këngës “Botë” të Lindita Halimit u panë nga rreth 25 mijë shikues.
Organizatorët shqiptarë të kësaj ngjarjeje ju bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni, të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4. Pas performancave, dërgoni me sms numrin 4 në numrin e përcaktuar nga secili shtet. VOTE 4-ALBANIA! Me thirrjen për të mbështetur Shqipërinë dhe Lindita Halimin, është bashkuar sot nëpërmjet Fejsbukut edhe kryeministri Edi Rama, duke postuar edhe këngën e saj.

Sicred