KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Europë, vazhdon acari siberian
Europë, vazhdon acari siberian

Europë, vazhdon acari siberian

I ftohti i acartë vazhdon të mbajë të mbërthyer Europën. Reshjet e reja të borës detyruan anulimin e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Dublinit, dhe mbylljen e përkohshme të aeroportit të Gjenevës në Zvicër. Probleme të mëdha pati edhe në shërbimin hekurudhor, ndërsa shumë rrugë nëpër qytetet europiane janë paralizuar. Rreth 2000 drejtues automjetesh u bllokuan për orë të tëra në një autostradë pranë qytetit francez të Montpellier. Pjesë të mëdha të kontinentit të vjetër, do të vazhdojnë të dridhen nga sistemi siberian që ka sjellë temperaturat më të ulëta të viteve të fundit. Dhjetëra njerëz, shumë prej të cilëve të pastrehë, kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq, 21 vetëm në Poloni. Viktima janë shënuar edhe në Francë, Spanjë, Itali, Britani dhe Holandë. Në kryeqytetin francez, Paris, autoritetet ngritën qendra emergjence për rreth 3 mijë të pastrehët që numëron qyteti. Plazhet e Nises u mbuluan me një shtresë të trashë bore. Moti i keq, me dëborë dhe akuj nuk ka kursyer as Britaninë e Madhe, ndërsa vendi është përfshirë në kaos. Në shumë autostrada qarkullohet me vështirësi, ndërsa rrugë të tjera janë të bllokuara. Nuk mungojnë as aksidentet e shumta në rrugë, si pasojë e ngricave, ndërsa i ftohti ka sjellë edhe disa Viktima. Jo vetëm në Angli, por edhe në Skoci e Irlandë situata nuk është aspak normale.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com