KRYEFAQJA » LAJME » Europarlamentarët i kërkojnë Bashkimit Europian çeljen e negociatave për Tiranën e Shkupin
Europarlamentarët i kërkojnë Bashkimit Europian çeljen e negociatave për Tiranën e Shkupin

Europarlamentarët i kërkojnë Bashkimit Europian çeljen e negociatave për Tiranën e Shkupin

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, raportuesja për Kosovën Tanja Fajon, eurodeputeti Eduard Kukan, Monica Macovei dhe europarlamentarë të tjerë të Brukselit i kërkojnë Bashkimit Europian çeljen e negociatave për Tiranën e Shkupin si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. “Futja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian prodhon stabilitet dhe paqe në Europën”, shkruajnë ligjvënësit europianë duke apeluar për një sinjal pozitiv nga BE që ata e meritojnë. Sinjalet pozitive ndihmojnë ndërtimin e shteteve moderne, shkruajnë eurodeputetët dhe ne kërkojmë nga liderët e BE të tregojne përkushtimin ndaj Ballkanit. Këshilli i BE duhet të çelë negociatat me Tiranën dhe Shkupin bëjnë thirrje ligjvenësit europianë dhe shtojnë se BE duhet të jetë një partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor. Kushtet e vendosura këtyre vendeve janë përmbushur, vjen konstatimi i tyre bashkë me faktin që rruga drejt BE është një garanci për popujt e 6 vendeve të Ballkanit. “Europa nuk duhet të zhgënjejë ato”, shprehen europarlamentarët.

Sicred