KRYEFAQJA » LAJME » Liga e Europës, Skënderbeu do të ndeshet me Partizanin e Beogradit
Europa League, Skënderbeu do të ndeshet me Partizanin e Beogradit

Liga e Europës, Skënderbeu do të ndeshet me Partizanin e Beogradit

Skënderbeu i Korçës do të jetë pjesë e Grupit B në Ligën e Europës bashkë me Dinamon e Kievit, zviceranët e Young Boys dhe Partizanin e Beogradit. Kjo u bë e ditur pas shortit të hedhur në Monte Karlo të premten në mesditë. Takimet mes tyre parashikohen të jenë shumë të fortë.
Por takimi Skënderbeu – Partizani i Beogradit duket se merr nje rëndësi të veçantë pas marrëdhënieve tashme të njohura mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai vjen gati tre vjet pas takimit Serbi – Shqipëri i vlefshëm për kualifikimin në Euro 2016 i cili ka hyrë në histori. Takimi i shumëpritur jo vetëm si sportiv, u ndërpre pas dhunës së tifozëve serbë ndaj futbollistëve shqiptarë, që erdhi pas ngritjes në ajër të një droni që mbante një banderolë me një hartë të Shqipërisë etnike. Historia e kësaj ngjarjeje që acaroi dukshëm shqiptarët dhe serbët, vazhdoi me dënimin e Serbisë nga KAS, ndërsa Shqipëria fitoi tre pikë që e ndihmuan të shkojë në Francë. Por personi i cili mori përsipër këtë akt mjaftë debatueshëm, Ismail Morina, i konsideruar si hero, por edhe provokator, pas disa peripecish me drejtësinë shqiptare në prag të takimi Shqipëri – Serbi në “Elbasan Arena” dy vjet më parë, gjendet i arrestuar prej pak kohësh në Kroaci. Ai u ndalua pasi po udhëtonte pa dokumenta nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Ndërkaq, për ngjarjen e Beogradit autoritetet serbe kishin lëshuar ndaj Morinës një urdhër arresti ndërkombëtar dhe po presin ekstradimin e tij në Beograd. Kjo çështje veç asaj gjyqësore po diskutohet edhe në nivele të larta politike mes vendeve.

Sicred