KRYEFAQJA » LAJME » Euroliga e Basketbollit – Sonte në RTSH
euroliga, basketboll, sonte, rtsh, live, sport

Euroliga e Basketbollit – Sonte në RTSH

Sporti ndërkombëtar rikthehet në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe, sonte do të vijë për sportdashësit superdueli midis Realit të Madridit dhe CSKA-së së Moskës. Kjo ndeshje, që është e vlefshme për javën e 16-të të Euroligës së basketbollit të meshkujve, nis në ora 21:00 dhe vë përballë dy fituese të këtij trofeu kontinental. Madrilenët vendas vijnë në këtë ndeshje pas 10 fitoresh dhe 5 humbjesh në 15 përballjet e deritanishme, ndërsa akoma edhe më i mirë është bilanci i moskoviteve, që kanë korrur 12 fitore dhe kanë pësuar vetëm 3 humbje. Për këtë arsye, ndeshja e sotme premton spektakël.

Sicred